Ish-kryeministri i Maqedonisë po përpiqet me çdo mënyrë t’i shpëtuar burgut. Ai është dënuar nga Gjykata e Shkupit me 2 vite heqje lirie për blerjen e një makine me vlerë 600 mijë euro teksa ishte në pushtet. Pasi Gjykata shpalli këtë vendim Gruevski nuk e pranoi atë.
Lëvizja e parë
Avokatët e Gruevskit bënë ankesa pranë Këshillit Penal për këtë vendim, por asnjë prej tyre nuk u pranua.
Këshilli Penal pranë njësisë për krim të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën Themelore të Skupit hodhi poshtë ankesat e Nikolla Gruevskit dhe avokatëve të tij dhe konfirmoi vendimin e gjykatës. Sipas gjykatës, Këshilli Penal pasi vlerësoi faktet dhe dëshmitë vendosi që të hedhë poshtë ankesën dhe konfirmoi vendimin e gjykatës për kryerjen e sanksioneve.
Votimi në Kuvend për mandatin
Kuvendi nuk siguroi shumicën e votave prej 80 vota për marrjen e mandatit të deputetit Gruevski, pasi votuan vetëm 58 deputetë.
“Zhdukja” prej disa ditës
Pasi u dha vendimi institucionet në Maqedoni “nuk po gjenin” ish-kryeministrin për t’i dorëzuar vendimin refuzues për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me dy vjet burg. Sipas ligjeve ekzistuese, nëse nuk arrihej t’i dorëzohej vendimi deri të hënën që shkoi, atëherë do të shpallej fletë-rrest për dërgimin e tij në burg. U shpall fletë-arresti por Gruevski nuk u gjet as në banesën e tij.
Kërkesa për azil
Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski ka kërkuar azil politik në Hungari. Qeveria Hungareze i ka pranuar kërkesën Gruevskit për arsye sigurie.
Këtë informacion e ka konfirmuar edhe kabinetii i kryeministrit të Hungariz, Vikor Orban. “Ish kryeministri i Maqedonisë ka deklaruar arsyet për mundësimin e statusit të refugjatit në Hungari.
Duke pasur parasyshë se Gruevski ka qenë për 10 vite kryeministër dhe duke marrë në konsideratë rrethanat e sigurisë, autoritetet tona i kanë lejuar Gruevskit të dorëzojë zyrtarisht kërkesë për azil dhe e kanë dëgjuar arsyetimin e tij në zyrat e Byrosë për migrim dhe azil në Budapest.
Autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë kërkesën e Gruevskit dhe do ta vlerësojnë në përputhje me ligjet hungareze dhe ato ndërkombëtare”, thuhet nga qeveria Hungareze./Hashtag.al