Vendosni fjalën kyçe....

Dekretimi i Lleshit, Meta: Shumë shpejt do të keni një përgjigje institucionale


Për dekretimin e Sandër Lleshit Presidenti i vendit Ilri Meta është shprehur se nuk do të përfshihet në debate dhe se në ditët e ardhshme do ketë përgjigje institucionale.

“Për dekretin. Unë nuk jam përfshirë në një deklaratë të tillë dhe asnjë polemikë. Jam President për të respektuar i pari Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Nuk ka asnjë presion që mund të ndikojë tek unë për të cenuar Kushtetutën dhe sikurse ju e dini, jam shprehur edhe publikisht për të informuar Kuvendin, në rast se kuvendi kërkon sqarime. Kam takuar edhe kryetarin e Kuvendit.

Vij në pozitën e Presidentit pas një eksperience si kryeministër dhe si kryetar Kuvendi. E di shumë mirë se si funksionon procedura e emërimit të ministrit në vendin tonë. E di edhe nga pozita e kryeministrit. Në ditët e ardhshme do të merrni një përgjigje institucionale dhe korrekte dhe nuk kam ndërmend të përfshihem në debate të karakterit politik dhe spekulativ”, u shpreh Meta në takimin me gazetarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *