Vendosni fjalën kyçe....

Arben Ristani në një rrëfim ndryshe, flet për birësimin e djalit: Çdo marrëdhënie duhet bazuar mbi të vërtetën (VIDEO)


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, për herë të parë vjen në një intervistë krejtësisht ndryshe, ndërsa flet për jetën e tij personale dhe në veçanti për marrëdhënien me djalin e tij të vogël, 4 vjeç e gjysëm, Tomasin.

Ristani dhe bashkëshortja e tij Alketa e birësuan Tomasin në vitin 2014. Në një këshillë për të gjithë ata që duan të birësojnë një fëmijë, Ristani thotë që çdo marrëdhënie duhet krijuar bazuar mbi të vërtetën.

“Marrëdhëniet duhen krijuar të drejta dhe të vërteta. Nuk është e mirë që marrëdhënia të krijohet mbi një gënjeshtër. Absolutisht për çdo prind që do të ndërmarrë një hap të tillë, nuk është se e kam timen origjinale, e kam të konsultuar dhe sigurisht që jam konsultuar me psikologë, jam konsultuar me njerëz që kanë patur përvoja të tilla dhe ajo që më rezulton është ndërtimi i një marrëdhënieje mbi të vërtetën.

Kështu që në mënyrë absolute janë gjëra që duhen thënë dhe nuk ka asnjë pasojë për sa kohë që në themel të marrëdhënies është dashuria.

Çdokujt po t’i japësh dashuri, ne mbajmë më falni kafshë në shtëpi dhe në momentin që transmeton dashuri edhe kafsha është afër. Jo më një njeri, një fëmijë, një ëngjëll. Mjafton të transmetosh dashuri dhe të ndërtosh atë marrëdhënie që duhet. Pastaj pjesa tjetër duhet ndërtuar dhe duhet të jetë e vërtetë.”– tha Ristani.

Megjithatë ish-deputeti nuk dëshiron të flasë më shumë mbi çështjen, duke qenë se Tomasi po rritet dhe varet se si ndikojnë këto deklarata tek ai.

 “Unë vërtet e kam bërë publike por tashmë rrethanat ndryshojnë, Tomasi rritet dhe unë nuk do doja ta vazhdoja më shumë këtë bisedë.”, janë fjalët e Ristanit. 

I biri ka krijuar të njëjtat pasione si Ristani, ndërsa kërkon që t’i ngjajë atij. Ristani thotë se mundohet gjithmonë që të kalojë sa më shumë kohë me familjen dhe t’u gjendet sa më pranë atyre. Bashkëshortes Alketës, vajzës nga martesa e parë Nensit si edhe Tomasit të vogël. Në videon e mëposhtme, Ristani nis e flet për birësimin e djalit në minutën 23:20.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *