Lojtari uellsian Aaron Ramsey është shumë pranë kalimit te Bajerni i Mynihut. Lojtari i kombëtares së Uellsit do jetë i lirë në verën e vitit 2019 dhe mund të kalojë tek bavarezët.
Mesfushori i rëndësishëm i Arsenalit të Londrës, mund të nënshkruajë në Mynih siç raportojnë mediat sportive angleze.
Kontrata e tij përfundon së shpejti dhe deri tani lojtari nuk ka biesduar me klubin londinez për zgjatjen e saj.
Menaxherët e Bajernit të Mynihut janë në pritje në nisjes së bisedimeve dhe do i bëjnë lojtarit ofertën e tyre.
Ramsey kërkohet nga një numër i madh klubesh në mbarë Evropën dhe mbetet për t’u parë se cili prej tyre do e fitojë garën për shërbimet e talentit uellsian.
Bisedimet pritet të nisin që në fillim të janarit, pasi Ramsey do jetë i lirë të diskutojë me klube jashtë Anglisë dhe bavarezët janë të parët në këtë listë por nuk mund të thuhet ende nëse do jetë destinacioni i fundit i uellsianit.