Vendosni fjalën kyçe....

Caka reagon ndaj Nasufit: Je akuzuar për 3 vepra penale ke moral të flasësh për vendimet e Presidentit


Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Silva Caka reaguar ndaj deputetit socialist Fadil Nasufi i cili e ka cilësuar shkelje të kushtetutës mos dekretimin e Sandër Lleshit ngas Presidenti Meta.

Fadil Nasufi ka marrë përsipër të bëjë juristin, madje një shkallë më lart, konstitucionalistin, e të na tregojë se Presidenti i Republikës, paska shkelur Kushtetutën, duke mos dekretuar propozimin e Kryeministrit, për të bërë Sandër Lleshi/aj-n Ministër të Brendshëm”- tha Caka.

Më tej Caka i drejtohet Nasfuit për drejtimin e Bashkisë së Beratit e cila gjatë qeverisjes së tij nuk ka parë zhvillim duke i përmendur edhe akuzat për 3 vepra penale.

A ke moral të flasësh ti Fadil, kur në 12 vite që ti drejtove Bashkinë e Beratit, vure në alarm UNESCO-n me nivelin stratosferik të ndërtimeve pa leje, të cilat rrezikonin trashëgiminë historike të Beratit?! A ke moral të flasësh, kur nuk ka kaluar ende 1 vit e gjysëm nga akuzat për 3 vepra penale të kryera nga ty, konkretisht “Për përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore”, për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari publike ose zgjedhore”?!”- deklaroi Caka.

U kape gafil me zë e figurë, me çertifikata pronësie, që i shpërndaje në këmbim të votave. A ke moral të flasësh, kur u kape po prapë gafil me zë e figurë teksa lëshoje 10 mijë lekësha në tabaka, po prapë në këmbim të votave?! A ke moral të flasësh, kur ke një vit i zgjedhur në funksionin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe nuk ke trajtuar asnjë shqetësim të Qarkut të Beratit, apo të bashkisë që drejtove për 12 vite?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *