Kanë përfunduar të gjitha takimet e natës së sotme në Ligën e Kombeve. Kroacia ka bërë një fitore të madhe ndaj Spanjës, në frymën e fundit me golin e shënuar në minutën e 93-t nga Jevdaj.
Ka qenë një ndeshje dramatike ku pjesa e dytë ka prodhuar 5 gola, ndërkohë që e para asnjë. Ishin kroatët që kaluan në avantazh me Kramariç në minutën e 54-t, por barazuan spanjollët me Kebalos vetëm 2 minuta më vonë.
Jevdaj realizoi përsëri në të 69-ën, por u përgjigj Ramos me 11-metërsh në të 78-tët. Kur mendohej se gjithçka po mbyllej ka qenë përsëri Jevdaj që ka realizuar golin e fitores duke e futur Kroacinë në “valle” për kualifikim. Më poshtë edhe rezultatet e të gjitha takimeve.
Rezultatet: