Vendosni fjalën kyçe....

Kumbaro e fiksuar pas shprehjes “Don’t fu*k…”, hakërrehet me gazetaren: Më habit cektësia juaj (VIDEO)


Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro së fundmi është kapur edhe me moderatoren Ori Nebiaj për  postimin e saj: “Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që nuk ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”.

E ftuar këtë mëngjes në emisionin “Wake up” në Top Channel, Kumbaro i është rikthyer sërish këtij debatit kur u pyet nëse ky status ishte i qëllimshëm, ose jo.

“Unë kam marrë citimin e shkrimtarit të njohur John Waters, është copy-paste. Virale bëhen dëshirat negative, jo mesazhet pozitive”, tha ministrja.

Ajo u ngacmua më tej nga gazetarja Nebiaj e cila ka se ky për një ministre ka qenë një mesazh i guximshëm.

“Gjithsesi ishte një mesazh i guximshëm i thënë nga një ministre kulture. ‘Don’t f*ck them’, zonja Kumbaro jemi të gjithë të rritur”, tha Nebiaj, ndërsa ministra i përgjigjet:

“Po më habisni pak me cektësinë e interpretimit tuaj. Waters shpreh një mesazh, se një njëri i rrethuar me libra është të bën më të mirë. Nëse lexon më shumë ju bën gazetare më të mirë, një shoqe më të mirë.  Ky është edhe mesazhi që ju duhet të jepni në media”, tha ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *