Vendosni fjalën kyçe....

“Ky është genocid” – Protestuesit hedhin tymuese dhe vezë drejt bashkisë (Video)


Qindra banorë të Astirit në Unazën e Re janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës në ditëne  13-të të protestës.

Ata kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre nga projekti për zgjerimin e rrugës nga Sheshi Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta dhe mosdëmshpërblimin e pronave të tyre.

Sipas variantit të ofruar nga ministria e Infrastrukturës dhe Bashkisë, atyre do u ofrohen 3 vjet qera dhe më pas do shihen me përparësi për banesa sociale.

Banorët e kundërshtojnë këtë version që sipas tyre i nxjerr në rrugë të madhe edhe pse janë qyterarë të rregullt dhe i kanë paguar të gjitha detyrimet vit pas viti.

“Ky është genocid. O Erion o legen, prite popullin se po vjen. Shtëpiat tona do i mbrojmë me gjak. Me gjithë karrige, me gjithë Erionin, me gjithë zyrë do e shkulim.” – thërrasin ata në dyert e bashkisë.

Më herët kreu i Bashkisë, Veliaj dhe ministri i Infrastrukturës, Gjiknuri, kanë deklaruar se projekti do vijojë pa u ndalur dhe se nuk kanë asnjë ofertë tjetër për banorët.

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin  Bashkiak, të PD-së dhe LSI-së, nuk janë futur në bashki dhe janë bashkuar me protestuesit duke shprehur mbështetjen e tyre të plotë për ta.

“Projekti në baza ligjore. Po përpiqet të kalohet pa kaluar të gjitha instancat ligjore. 40 milionë euro për 2 kilometra rrugë. Është autostradë brenda lagjeve të banimit. Është aferë korruptive. Këshilli i vërtetë bashkiak sot është këtu. Është projekt i miratuar në nxitim e sipër dhe në shkelje të plotë ligjore.” – deklaroi kreu i këshilltarëve demokratë, Çollaku. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *