Vendosni fjalën kyçe....

Lirohen nga burgu dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Çuko e Ndoka


Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu duke lënë në arrest shtëpie ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Çuko e Arben Ndoka.

I pari lidhur me transferimin e një të dënuari në periudhën kur ishte drejtor i Burgjeve, kurse i dyti për tjetërsim pronash në Lezhë.

Dy ish-zytarët e lartë u arrestuan gjatë operacioni “Volvo 4” lidhur me laboratorin e drogës që u gjet në Brenog të Hasit, dosjes për tjetërsimin e pronave në Lezhë si dhe “Dosjes 339”.

Për 4 të tjerë pjesë e dosjeve u mor masa detyrim paraqitjeje ndërsa 17 persona mbetën në burg.

Pjesë e këtyre dosjeve janë edhe anëtarët e fisit Avdylaj nga Shijaku, të cilët janë përgjuar duke komunikuar me kryebashkiakun e  Durrësit, Vangjush Dako.

Vetë Dako nuk e ka mohuar njohjen me ta, por ka deklaruar se nuk u ka vërë asnjë favor.

Ndërkohë njëri nga anëtarët e fisit Avdylaj, në seancën e shkuar thirri në sallën e gjyqit: “Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste, atje i qaj hallet e mia.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *