Vendosni fjalën kyçe....

“Numrin e Gruevskit do ia marr Presidentit”, Meta: Nuk kam as numrin e Ramës


Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dhënë përgjigje deklaratës së Kryeministrit Edi Rama të bërë disa ditë më parë lidhur me Nikola Gruevskin ish-kryeministrin e Maqedonisë.

Lidhur me numrin e telefonit të Gruevskit Kryeministrit Rama e bëri në “Report TV”, pasi drejtuesi i “Koha Jonë”, Nikoll Lesi i rekomandoi kryeministrit te merrte numrin e ish-kryeministrit maqedonas të arratisur, Nikolla Gruevski. Me humor kryeministri u përgjigj se numrin e Gruevskit do e merrte te President.

 

Kësaj Presidenti Meta i është përgjigjur duke thënë se nuk ka as numrin e Ramës dhe se me të cilin komunikon ndërmjet kabineteve.

“As numrin e Gruevskit nuk e kam, por as të Ramës nuk e kam se komunikojmë nëpërmjet kabineteve“- u shpreh Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *