Vendosni fjalën kyçe....

Policët kopjuan masivisht, shtyhet pa afat konkursi për gradën “komisar”


Rreth 400 punonjës policie iu nënshtruan një testimi më 7 nëntor, për t’u graduar në gradën Komisar.

Mirëpo ky konkurs është shtyrë në një datë të pacaktuar, pasi policët që iu nënshtruan testimit, rezultuan se kanë kopjuar.

Ardi Veliu anuloi dhe urdhrin e dytë të tij që thoshte se konkursi do të mbahej në datën 15 nëntor për ripërsëritjen e provimit.

Për këtë ngjarja ka nisur një hetim edhe nga ana e Shërimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, ndaj komisionit që monitoroi provimin, që kryesohej nga Aida Hajnaj.

Në testimin e datës 7 nëntor, konkurrentët iu nënshtruan një testi quiz me alternativa të cilat korrigjoheshin nëpërmjet skadronit dhe përgjigjja dilte brenda ditës.

Nga kontrolli i testit rezultoi se 177 kandidatë kishin marrë më shumë se 70 pikë, duke u shpallën fitues.

Por për shkak të ankesave të shumta, Drejtori i Përgjithshem i Policisë e shpalli këtë konkurrim të pavlefshëm pasi rezultoi se teza e zgjidhur e testit ishte vjedhur dhe ishte marrë nga aplikantët para nisjes se konkurimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *