Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet prokurori që hetoi e arrestoi ish-Guvernatorin Fullani dhe ish-kryebashkiakun Gjika


KPK ka shkarkuar nga detyra prokurorin Ramadan Troci.

Sipas KPK-së, Troci kishte probleme në justifikimin e pasurisë lidhur me një objekt 32 metra katrorë në Paskuqan dhe një banesë në Pazarin e Ri, ku prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, jetonte me qira pasi ia kishte lënë një mik.

Ndërsa KPK deklaroi se kishte gjetur shkelje lidhur me hetimine  aksidenteve në minierën e Bulqizës.

Prokurori Troci i hodhi poshtë pretendimet e KPK-së duke thënë se lidhur me hetimet në minierën e Bulqizës ka pasu hetime nga Prokuroria e Përgjithshme dhe të gjitha kishin rezultuar të rregullta.

Lidhur me objektin prej 32 metrash katrorë, Troci tha se ajo i përket të atit. Ai u shpreh se kishte pasur sulme të paprecedenta dhe kërcënime nga persona të rëndësishëm pas hetimeve dhe bllokimit të pronave në Vlorë në shumën e 850 milionë eurove.

Pas seancës, avokati i Trocit, Ardian Leka, deklaroi se vendimi i KPK-së do apelohej, pasi ishte i padrejtë.

Troci është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai ka hetuar dhe arrestuar ish-guvernatorin Ardian Fullani dhe ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *