Templates by BIGtheme NET

“Trocin e shkarkoi mafia në pushtet, sekuestroi tokat e rilindasve në Vlorë” – Ish.ministri

“Shkarkimi i prokurorit Ramadan Troci ka ardhur nga mafia në pushtet.” – ka thënë ish-ministri i Drejtësisë, Manjani.

Ai shkruan se Troci e kaloi në mënyrë korrekte vetingun dhe ndaj tij kishte shprehur konsiderata të larta edhe ONM-ja, që për fat të keq është kot pasi nuk e pyet njeri.

Manjani shkruan më tej  se Troci nuk iu nënshtuar asnjëherë presionit politik dhe pas komandimit në Vlorë hetoi dhe sekuestroi shumë prona të zaptuara nga falsifikatorë dhe rilindas dhe sot erdhi shkarkimi i tij.

“Prokurorin Ramadan Troci sot e shkarkoi mafia në pushtet. Pa asnjë dyshim që kështu është!

Ai e kaloi në mënyrë korrekte procesin e Vetting. ONM deklaroi qartë në seancën dëgjimore: ‘ishte një prezantim dhe deklarim korrekt dhe shterrues, pra që nuk ka asnjë dyshim’.

Por Kolegji ka axhendë tjetër…

Ramadan Troci nuk u nënshtrua asnjëherë presionit politik. Beri detyrat e tij si prokuror kudo e caktuan. Më së fundi u komandua në Vlorë ku sekuestroi shumë jashtë mase shumë toka në bregdet, të zaptuara nga fallsifikatorë dhe Rilindas.

Këta të fundit bën ç’mundën ta largojnë nga Vlora dhe ja arritën kohë më parë. Ja arritën që kur Prokuror i Përgjithshëm ishte Adriatik Llalla!!! Tani bënë sulmin tjetër! Krejt pa ligj e pa prova!

E përsëris: ONM shprehu konsiderata të larta për Ramadan Trocin. Vendimi i sotëm i KPK është goditja tjetër e rëndë e proçesit të rregullt ligjor të vetting!

Nuk besoj se ka me peshk që beson në drejtësinë e këtij procesi. Ai kontrollohet nga Rilindja! ONM për fat të keq është kot!” – shkruan Manjani në statusin e tij në “Facebok”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto