Një i ri në Vlorë ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë një kontrollit të ushtruar në makinën me të cilën udhëtonte iu zbulua një sasi droge që mbante me vete.
I arrestuari quhet Shpëtim Malaj, 25 vjeç. Malaj në fakt nuk ishte drejtues i automjetit “Ford Focus”, por pasagjer në të. Drogën 25-vjeçari e mbante të fshehur në trup.
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
Shpëtim Malaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugorë Vlorë-Novoselë, ky shtetas ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në automjetin tip “Ford Fokus” dhe pas kontrollit fizik të tij, iu gjet e fshehur në trup në sasi lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” neni 283/1 i Kodit.”, thuhet në njoftimin e policisë.