Vendosni fjalën kyçe....

Vetëm dy javë në detyrë, jep dorëheqjen zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka


Taulant Muka zv/ministri i Arsimit ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se dorëheqjen ai ia ka dorëzuar ministres së Arsimit, Lindita Nikollës.  Duhet të themi se ai u emërua në këtë post nga kryeministri Edi Rama dy javë më parë.

“I nderuar z. Kryeministër, për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.”, kështu është shprehur  Muka në shkresën që i ka dërguar Ramës. 

Muka mori këtë detyrë pas dorëheqjes së Ervin Demos. Muka e akuzoi Demon për plagjiaturë në doktoraturë, gjë që çoi në dorëheqjen e Demos.

Kujtojmë se ardhja në këtë detyrë e Mukës u shoqërua me debate të mëdha, pasi ishte ai që akuzoi Demon për plagjiaturë. 

 Studiuesi denoncoi plagjiaturën që sipas tij zv.ministri i Arsimit Ervin Demo kishte bërë në një artikull me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.
 
Teksa dha dorëheqjen Demo u shpreh se sulmet ndaj tij ishin politike. “Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim”, u shpreh ai./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *