Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan. Mësohet se një makinë “Mitsubish” ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar.
Informacioni paraprak:
Në lagjen “Vullnetari” , Elbasan, shtetasi E.B., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” me targa EL 1631 B, ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin, shtetasin Sh K., rreth 55 vjeç, banues në lagjen Vullnetari Elbasan.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.