Vendosni fjalën kyçe....

Shehi-Ramës: Je si Enveri që merrte shtëpinë dhe nuk të jepte dëmshpërblim


Deputeti Dashamir Shehi i është bashkuar protestës së banorët të Astirit. Ai është shprehur se Rama po vepron si Enver Hoxha që të merrte shtëpinë dhe nuk të jepte dëmshpërblim.

“Një shtet që po i shpërdoron lekët, këtë shtet kemi ne. Gjithë këto miliarda që ka Rama nuk ka lekë për këta banorë?! Nëse do t’i shembin në mënyrë abuzive ai do të tregojë absolutizmin e vetë. Ky njeri do t’i dhunojë shqiptarët, ky është si Enveri që të merrte shtëpinë dhe nuk të jepte dëmshpërblim. Duhet të kalkulohet dëmshpërblimi i shtëpive.

Pse nuk mund të përballojë dot qeveria dëmshpërblime? Këta 1 kilometër rrugë e ndërtojnë për 20 milionë euro, nuk paskan për këta banorë?! Hallin që kemi do ta ndajmë të gjithë bashkë. Këtu jemi të gjithë njësoj, zoti Veliaj ta mbajë gojën kur t’i drejtohet qytetarëve të Tiranës.”, u shpreh Dashamir Shehi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *