Templates by BIGtheme NET

5 fitore rresht, Brazili mposht Uruguajin

Brazili ka marrë fitoren e pestë radhazi në ndeshjet e zhvilluara në të gjitha kompeticionet pasi ka mundur 1-0 Uruguain në miqësoren e zhvilluar në “Emirates Stadium”.

Ishte një sfidë e luftuar mes dy gjigantëve të futbollit amerikanojugor, me të dy skuadrat që kanë krijuar raste për të shënuar.

Gjithsesi, episodi që ka vendosur takimin ka ardhur në minutën e 75-të me penalltinë e shkaktuar nga Diego Laxalt, pas një faulli të shkaktuar ndaj Danilo në zonën e rreptësisë.

Te pika e bardhë është paraqitur Nejmar, i cili nuk ka gabuar dhe i ka shkaktuar Uruguait humbjen e tretë radhazi në tri ndeshjet e fundit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto