Vendosni fjalën kyçe....

Foshnja ndërron jetë në ikubator, procedim penal ndaj dy infermierëve në Berat


Në Berat janë proceduar penalisht në Prokurori dy inferimerë pasi para dy ditësh ndëruar jetë një fonjë në maternitetin e këtij qyteti. 

Familja e një foshnjeje 10 ditëshe që ka ndërruar jetë përpara dy ditësh ka denoncuar në Prokurori bluzat e bardha, inferimerët me iniciale  K.SH dhe T.Z, respektivisht 50 dhe 52 vjeç.

Foshnja është lindur nën peshë, e për këtë arsye mbahej në inkubator.

Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të miturës, hetuesit kanë filluar hetimet ndaj infermiereve të këtij spitali.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, për shtetaset K.Sh. dhe T.Z., respektivisht 50 dhe 52 vjeç, banuese në Berat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *