Vendosni fjalën kyçe....

“Gruevski mund të jetë rrëmbyer” – Habit kryeministri maqedonas, Zaev


Kryeministri maqedonas Zaev ka habitur me deklaratat e tij lidhur me arratisjen e paraardhësit të tij, Gruevski.

Në një deklaratë të bërë ditën e sotme, Zaev tha se ka dyshime se Gruevski mund të jetë rrëmbyer dhe më pas është dërguar në Hungari.

“Publikisht po e parashtroj këtë pyetje. A është larguar me dëshirë Gruevski nga vendi apo mos ndoshta është rrëmbyer. Pres që vetë Gruevski dhe Hungaria të shprehen për këtë çështje dhe të më japin përgjigje”, tha Zaev.

Ish-kryeministri maqedonas, Gruevski, është dënuar me 2 vite burg në vendin e tij për korrupsion por para pak ditësh ai është larguar nga Maqedonia drejt Hungarisë duke u futur fillimisht në Shqipëri dhe më pas prej këtej është futur në Malin e Zi nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit.

“Dje zyrtarisht Mali i Zi dhe Shqipëria i kanë dorëzuar shtetit informacione lidhur me atë se si ish-kryeministri Nikolla Gruevski, e ka kaluar kufirin. Ajo që është e publikuar në media përputhet me përmbajtjen e informacioneve nga Shqipëria dhe Mali i Zi”, shtoi më tej Zaev.

Më tej ai tha se Maqedonia i ka dërguar materialet për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria dhe se pret që kjo të ndodhë brenda një kohe të shkurtër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *