Vendosni fjalën kyçe....

Hollanda mposht Kampionët e Botës në Ligën e Kombeve


Hollanda ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Kampiones së botës, Francës me rezultatin minimal 1-0 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Franca kishte fituar në ndeshjen e parë ndaj Holandës në Grupin 1 të Ligës A, mirëpo sonte skuadra  e Ronald  Koeman e mposhti sonte në shtëpi.

Në këtë ndeshje u shënuan dy gola, atë e shënoi mesfushori i Liverpoolit Georginio Wijnaldum në pjesën e parë dhe në fund të pjesës së dytë Memphis Depay nga pika e bardhë.

Kjo është humbja e parë e Francës pas 16 ndeshjeve.

Me këtë fitore Hollanda është e pozicionuar në vendin e dytë me gjashtë pikë, një më pak se Franca në vendin e parë.

Hollanda ndeshjen e ardhshme luan si mysafir ndaj Gjermanisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *