Vendosni fjalën kyçe....

Kapen me 4 kg drogë dy shqiptarë në Itali (Foto+video)


Dy shqiptarë janë vënë në pranga për trafik droge, nga policia italiane e Padovas që ka sekuestruar rreth 4 kg kokainë e heroinë.

Të arrestuarit janë Ismet Bure 36 vjeç dhe Selion Kepi 28 vjeç, me preçedentë të meprshëm për drogë dhe krime kundër pronës.

Sipas mediave italiane, ata nuk ishin shpërndarës së dozave të vogla, por trafikantë të një niveli mesatar, që blinin e më pas shinin sasi të konsiderueshme drogash të forta në zonat mes Padovës dhe Venecias.

Të dy raportohet se jetonin në komunën Mira, në Venecia, ndërsa në Itali qëndronin në mënyrë klandestine.

Hetimet që çuan në arrestimin e dy shqiptarëve janë koordinuar nga Prokuroria e Padovas. Ndërsa aksioni për arrestimin e tyre erdhi nga policia të shtunën, pas ndjekjeve që u bëhej prej kohësh nga agjentët.

Gjatë ndalimit, raportohet atyre iu gjetën me vete 1.7 kg kokainë e cilësisë së lartë, të ndara në paketime prej 500 dhe 100 gram.

Në një zonë pyjore, agjentët zbuluan edhe 2 kg heroinë të tjera, të ndara në dy paketime, pjesërisht të varrosura, që dyshohet se u përkisnin dy shqiptarëve. Zbulimi i heroinës u bë me ndihmës e qeneve anti-drogë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *