Vendosni fjalën kyçe....

Meta këshillë për Kryemadhin: Duhet të moderohet


Presidenti i Republikës ka dhënë një këshillë për bashkëshorten e tij njëkohësisht edhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Në emisionin “Zonë e Lirë” Meta u shpreh se Kryemadhi duhet të moderohet pak.

“Monika duhet të moderohet pak. Po dhe ajo si ti është frankofone”, është shprehur Presidenti Ilir Meta.

Meta ka folur edhe për heqjen e Shqiponjës nga sheshi. Ai tha se nëse bëhet fjalë për një projekt madhor Shqiponja duhet të lëvizje, por ajo duhet të ishte vendosur në një vend tjetër.

Unë nuk jam as njeriu i duhur për të bërë një vlerësim artistik për shqiponjën. Ajo u vendos në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Është vendosur me kontribut të një familjeje shumë të njohur. Mendoj se nëse ajo është hequr për shkak të një projekti publik është diçka tjetër, por ajo mund të vendosej diku tjetër. Shqiponja është simboli jonë”-tha Presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *