Vendosni fjalën kyçe....

Meta tregon arsyen e madhe pse dekretoi sot Lleshin si Ministër i Brendshëm


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka sqaruar arsyet se pse ka dekretuar ditën e sotme propozimin e Kryeministrit Edi Rama për Ministër të Brendshëm dhe jo javën e kaluar.

Në emisionin “Zonë e Lirë” Meta është shprehur se dekreti ka ardhur ditën e sotme menjëherë pas shkresës zyrtare nga Ministrja e Mbrojtjes për lirimin nga detyra si gjeneral të Lleshit.

Presidenti ka shtuar se ka lirimi nga detyra si gjeneral ka qenë arsyeja e madhe kushtetuese që e ka çuar në mos dekretim javën e kaluar.

Dje kam gjetur shkresën zyrtare të Ministres së Mbrojtjes e cila kishte bërë propozimin për lirimin nga detyra si gjeneral. Nëse do ma kishin sjellë këtë kërkesë që më parë do ta kisha dekretuar. Kjo është një arsye e madhe, është arsye kushtetuese” -deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *