Theresa May ka emëruar Stephen Barclay Sekretarin e ri për Brexit në Mbretërinë e Bashkuar. Barclay, i cili ka qenë mbështetës i largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian ka shërbyer më parë si ministër i Shëndetësisë dhe Kujdesit Shëndetësor.
Ai zëvendëson Dominic Raab, i cili ka dhënë dorëheqje të enjten, pas publikimit të planit të kryeministres May për Brexit.
Zëdhënësi i kryeminstres ka thënë se Barclay do të vazhdojë përgatitjet për marrëveshje apo jo rreth Brexitit në pozitën e tij të re.
Duhet të themi se katër dorëheqje të profilit të lartë janë bërë së fundmi në qeverinë e Theresa May-t. Kabineti i saj po “shkërmoqet” dhe e gjitha kjo ka lidhje me marrëveshjen e Brexit pasi disa prej anëtarëve të qeverisë së saj nuk janë dakort.