Lefkada të Greqisë, ku një anije shqiptare është përplasur në disa shkëmbinj.
Mësohet se anija “Koravi”, është përplasur shkëmbinjtë në zonën detare Akrotirio Doukatou.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 8 pjesëtarë të ekuipazhit, të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore në spital.
Anija me flamurin shqiptar po transportonte rreth 1900 ton hekur nga Amaliadha Volo, për në Shqipëri. Ende nuk është e qartë se si anija përfundoi mbi shkëmbinj, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikat e ngjarjes.