Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Vlorës.
20-vjeçari Marius Pajo dyshohet se ka plagosur me thikë 34-vjeçarin me inicialet B.G, nga Novosela, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Ngjarje kjo që nuk ishte konfirmuar më herët nga policia, deri në momentin e arrestimit të autorit.
Mirëpo arrestimi i të riut, raportohet sikur lajmi për plagosjen, të ishte publikuar që dje. Gjë e cila s’ka ndodhur.
Njoftimi i Policisë
Policia kap autorin e plagosjes së mbrëmshme.
Arrestohet shtetasi Marius Pajo 20 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori” pas postës dyshohet se ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin B.G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.
I dëmtuari ndodhet i shtruar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit të çastit midis tyre për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, neni 88 i Kodit Penal.