Prokurorët e Bruklinit i kërkuan një gjykatësi të mërkurën që të dënonte dhe të mos merrte parasysh deklaratat “bombë” të avokatit të Joaquin “El Chapo” Guzman – ku pretendonte se të dy presidentët meksikanë, ai i mëparshmi dhe aktuali janë në listën e pagave të Kartelit Sinaloa.
“Deklaratat hapëse nuk janë argument dhe duhet të kufizohen te deklaratat rreth provave,” avokati amerikan Richard P. Donoghue i shkroi gjykatësit federal Brian Cogan, në një letër të parashtruar herët të mërkurën.
Në letrën hapëse dhe deklaratat ë cilat pritet të vazhdojnë të mërkurën, një prej avokatëve të Guzmanit, Xhefri Lichtman, pohoi se klienti i tij ishte viktimë e një komploti të madh të orkestruar për të “bërë kurban” të akuzuarin dhe për të lejuar tregtinë e drogës në Meksikë që të vazhdojë pa ndërprerje.
Lichtman madje pohoi se një nga bashkëpunëtorët më të hershëm të Guzmanit, Ismael “El Mayo” Zambada kishte “korruptuar” të gjithë qeverinë meksikane, përfshirë presidentin Enrique Pena Nieto dhe se ai ishte udhëheqësi i vërtetë i Kartelit Sinaloa.
Të dy presidentët, Enrique Pena Nieto dhe paraardhësi i tij, Felipe Calderon, i përgënjeshtruan deklaratat si të rreme në “Twitter”.
Megjithatë pretendimet e Lichtman, prokurorët i thanë jurisë se provat që ata kanë ndaj Guzman e tregojnë atë si figurën kryesore të kartelit.
Në seancën e së mërkurës në mëngjes, Lichtman argumentoi pretendimet e tij tek gjykatësi Cogan ndërkohë që vazhdonte të pretendonte se Guzman ishte viktimë e një “komploti të kurdisur qeveritar”.
“Dhe kjo është bërë në sallat e gjyqit amerikan me mijëra herë në ditë”, u ankua avokati.
Cogan u përgjigj prerë duke thënë: “Jo, kjo nuk është aspak e zmadhuar.”
“Ç’rëndësi nëse dy presidentët e fundit morën ryshfete, nëse këto nuk janë të lidhura me të pandehurin këtu”, tha gjyqtari.
Ai shtoi ndaj Lichtman duke thënë: “Deklaratat tuaja të hapjes duken shumë premtuese por do shohim nëse do jenë në gjendje që të nxjerrin gjë”.
Por Cogan refuzoi të hidhte poshtë deklaratat e hapjes së mbrojtjes.
“Kishte disa referenca në deklaratat e hapjes së z. Lichtman, për të përcjellë atë që mund të konsiderohet si fyese,” i tha ai panelit. Më tej ai shtoi: “Sjellja këtu do vendoset nga unë dhe jo nga ju.”
Guzman akuzohet për drejtimin e një grupi kriminal me akuza të shumta për tregtinë e kokainës, heroinës dhe metamfetaminës nga Meksika në SHBA dhe akuza të tjera si vrasje, gjoba, rrëmbim personi etj. Nëse Guzman gjendet fajtor atëherë pritet të dënohet me burg përjetë. /Hashtag.al
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e New York Post