Templates by BIGtheme NET

Raportuesi i Kosovës në Bundestag: Serbia nuk hyn në BE pa njohur Kosovën

Në një intervistë për DW, Peter Beyer, raportues i grupit parlamentar CDU/CSU për Kosovën dhe Serbinë në Komisionin e Jashtëm të Bundestag-ut, thotë se nuk do të ketë anëtarësim të Serbisë në BE pa njohje të Kosovës.

Deutsche Welle: Ju ishit në Beograd para pak kohësh dhe thatë në nlë intervistë për agjensinë serbe të lajmeve, Tanjug se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën. E thatë vërtetë kështu, apo ju cituan gabim?

Peter Beyer: Kjo nuk është ndonjë gjë e re. Unë thashë se nuk mund të ketë anëtarësim në BE pa njohje të Kosovës. Për realizimin e kësaj ka disa modele, e di që nuk është e lehtë. Ka qenë një parakusht që u vu para se të nisnin bisedimet. Çdokush e kishte të qartë që në fillim. Prandaj më habit vala e madhe e reagimeve që erdhi pasi e thashë këtë.

Besoni se kjo do të ndodhë me të vërtetë?

Kjo nuk është çështje besimi, por është çështje se si mund të arrihen përparime thelbësore në procesin e dialogut me Serbisë dhe Kosovës dhe se si mund të përparohet në procesin e negaociatave të anëtarëisimit në BE. Jo më kot në negociata është futur edhe kapitulli 35. Në se duan seriozisht të hyjnë në BE, të dyja palët duhet të hyjnë në bisedime. Nuk është e lehtë, por kur ke një qëllim përpara, nganjëherë duhet dalë jashtë kuadrit zakonshëm.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto