Pavarësisht se dy ditë më parë doli lajmi se Gruevski ndodhet në Hungari ku ka kërkuar azil politik, një televizion në Maqedoni raporton se ish-kryeministri Nikola Gruevski në fakt ndodhet ende në Shqipëri.
“24 News TV” e Shkupit, duke iu referuar burimeve sipas tyre shumë të sigurta nga Shqipëria, raporton se ish-kryeministri maqedonas ndodhet ende në territorin shqiptar dhe fshihet në zonën Vlorë-Sarandë.
Sipas këtij televizioni, Gruevski planifikon të niset sonte me një skaf për në Turqi, ku sipas tyre ka marrë garanci se do t’i ofrohet azil.
Ky televizion është ndër më të besueshmit në shtetin fqinj dhe ky lajm vjen i papritur, pasi policia shqiptare ka konfirmuar largimin e Gruevskit përmes Hanit të Hotit drejt Malit të Zi, po ashtu edhe Mali i Zi ka konfirmuar hyrjen dhe daljen e Gruevskit nga vendi, ndërsa besohet se ndodhej në Hungari.