Vendosni fjalën kyçe....

“20 policë më erdhën në vendin e punës e më dhunuan” – Denoncimi i banores


Një nga protestueset e Unazës së Re ka denoncuar policinë se ka ushtruar dhunë ndaj saj teksa tregon para kamerave shenjat që ka në trup.

Ajo akuzoi policinë e Kombinatit për dhunën ndërsa thotë se policia i ka arrestuar edhe të birin.

“Policia më arrestoi djalin. Më arrestuan pardje djalin dhe vet kam qenë në spital. Shkoni si jam bërë. Më mori policia e Kombinatit. Ka tre ditë që ka ndodhur ngjarja. Kam qenë sëmurë. Dhe mbrëmë kam qenë në spital në orën 2 të natës dhe kam bërë serum.

Na kanë shqetësuar shumë. Më erdhën rreth 20 police në vendin e punës dhe më tërhoqën zvarrë. Më kërkuan telefonin e djalit, se di pse e kërkonin me kaq ngulm.”, tha zonja për mediat.

Protestuesit kanë zhvilluar sot protestën e radhës në ditën e 14-të të saj. Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë për prishjen e banesave të tyre nga projekti për zgjerimin e rrugës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *