Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Astir, Veliaj: Ose do të vijojmë drejt Europës ose do theremi me njëri-tjetrin


Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj,  gjatë ceremonisë përkujtimore të 74-vjetorit të çlirimit të Tiranës foli edhe në lidhje ne protestën e banorëve të Unazës së Re. 

 

Ai u shpreh se “ky është një kryqëzim me rëndësi për Tiranën, ose do të vijojmë drejt Europës ose do theremi me njëri tjetrin.”

“Pardje u dogjën goma para bashkisë pas 74 viteve, jo nga pushtuesit apo zaptuesit, por nga ne vetë. Prandaj ky është moment reflektimi. Do kthehemi pas të flemë gjumë? Apo do të përveshim mëngët të përqafojmë njëri tjetrin dhe të mos lejojmë politikanët që të na përçajnë, për të na penguar në këtë rrugëtim. Kjo bëhet për të na sabotuar që ne të mos bëhemi pjesë e BE.

Teksa presim që në qershor të hapen negociatat, si mund të bojkotohet parlamenti dhe këshilli bashkiak dhe të sabotojmë njëri tjetrin. Ky është një kryqëzim me rëndësi për Tiranën, ose do të vijojmë drejt Europës ose do theremi me njëri tjetrin. Kur ne shqiptarët punojmë dhe bashkëpunojmë ia dalim. Tirana nuk ka kohë për të humbur, prandaj i ftoj qytetarët që të përqafojnë punën dhe progresin.”, u shpreh Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *