Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd – Elbasan. Nga aksidenti, ku janë përfshirë një autobus dhe një autoveturë ka humbur jetën një person.
Autovetura është shkatërruar thuajse krejtësisht nga përplasja me autobusin ndërsa përvec viktimës mësohet se 3 persona janë plagosur rëndë.
Në autobusin me targa AA 121 CS, të përfshirë në aksident po udhëtonin nxënës shkolle nga Tirana, gjendja e të cilëve nuk dihet ende.
“Më datë 17.11.2018, rreth orës 20:30, në aksin rrugorë Elbasan- Librazhd , në fshatin Mirakë, është përplasur autobuzi me targa AA121 CS me drejtues shtetasin Gj.S., 48 vjeç, banues në Durrës, me mjetin tip “Honda” , me targa AA352 CK.
Si pasojë e aksidentit pasagjeri i mjetit “Honda”, shtetasi E.P është aksidentuar, ndërsa drejtusi i mjetit shtetasi G.P. 25 vjeç, banues në Librazhd, rrugës për në Spitalin e Elbasanit, ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet pêr zbardhjen e shkakut të aksidentit.” – thuhet në njoftimin e policisë.