Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas takimit me Konservatorët: Kandidatët për deputet do zgjidhen nga anëtarësia e PD-së


Kreu i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pas takimit me përfaqësuesit e Partisë Konservatore është shprehur se kandidatët për deputet të PD-së do përzgjidhen nga vendimmarrja e anëtarësisë.

Më tej Basha u shpreh se statuti i PD-së parashikon që kandidatët të jenë njerëz me integritet dhe vlera demokratike.

“I urdhëroj mirëseardhjen dy zotërinjve. PD prej prillit ka miratuar në statutin e saj një proces të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet që e kalon vendimmarrjen tek anëtarësia e PD. Po ashtu ka vendosur po në këtë statut garancitë që kandidatët të jenë njerëz me integritet dhe vlera të larta morale dhe përkushtim ndaj vlerave për të cilat qëndron PD, demokracisë e lirisë”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *