Vendosni fjalën kyçe....

“Buxheti 2019”, Vasili: Vjedhja gjigande e rradhës e shkollëpakut


Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me buxhetin 2018, që sipas tij po ‘shëtit’ nëpër komisionet parlamentare.

“Asnjë element vizionar, asnjë shpresë për ulje të pabarazisë shoqërore, asnjë lajm i mirë për te varfërit, asnjë ndryshim në shëndetësi e arsim, asgjë për bujqësinë, taksa me të larta”, shkruan Vasili.

Sipas tij, këto janë lajmet e zeza që vijnë nga një buxhet të përgatitur nga hajdutëria dhe shkollëpakësia të bëra bashkë.

Reagimi:

Buxheti i shkollepakesise dhe hajduterise.

Buxheti i 2019 po “shetit” neper komisionet parlamentare,po ben adetin apo qoken si prelud i vjedhjes gjigande te radhes.
Shkollepakesia ka ndertuar nje buxhet medioker e shkaterrimtar si dite e zeze per ekonomine e mijra familjeve shqiptare,ndersa hajduteria ka ndertuar nje buxhet si dite e bardhe per oligarket bashkekliente te pushtetit.
Asnje element vizionar,asnje shprese per ulje te pabarazise shoqerore,asnje lajm i mire per te varferit,asnje ndryshim ne shendetesi e arsim,asgje per bujqesine,taksa me te larta.
Ku eshte Shendetesia Falas premtimi me idiot por edhe me i poshter e me shkaterrimtar i shkellepaktit qe praktikisht po zhben cdo dite shendetesine kombetare.
Por eshte shume i qarte dhe vizionar ky buxhet ne pagesat e koncesioneve, qe mbushin xhepat e oligarkise dhe qeverise.
Nje borxh kombetar qe vetem rritet dhe ne menyre kriminale fshihet e arrin mbi 72%.
Thellimi i varferise qe i debon shqiptaret nga atdheu i tyre.
100 milion euro pagesa per koncesione.
40 milion dollare taksa me shume.
1 e treta te ardhurave grabitet ne taksa qe nuk prodhojne sherbime.
Dhjetra mijra familjeve qe u hiqet ndihma ekonomike dhe flaken ne skamje.
Asnje investim madhor i huaj apo ne infrastrukture qe rrit ekonomine por mbi te gjitha punesimin.
Asnje shprese per ulje te papunesise.
Keto jane lajmet e zeza qe vijne nga nje buxhet te pergaditur nga hajduteria dhe shkollepakesia te bera bashke.
Ky eshte buxheti qe ju ofron shqiptareve vetem largimin nga vendi pasi ua kthen perditshmerine atyre ne nje ferr mbijetese te pamundur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *