Vendosni fjalën kyçe....

FNSH aksion në Elbasan, ndalohen 3 persona


Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një aksion në Elbasan, të ndihmuar edhe nga forcat e policisë të Drejtorisë Vendore.

Gjatë aksionit të zhvilluar pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, u ndaluan 3 persona. Atyre u janë sekuestruar armë zjarri dhe fishekë.

Operacioni i uniformave blu udhëhiqet nga kreu i policisë së Elbasanit, Altin Qato.

Njërit prej personave të ndaluar iu sekuestrua edhe një bombë gati për shpërthim, konkretisht një minë me telekomandë.

Mësohet se njëri prej të shoqëruarve është nga fisi Çapja. Në lokalin e tij u gjetën disa pako me fishekë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *