Pas publikimit të mediave serbe, të cilat zbuluan itinerarin që përshkoi ish-kryeministri maqedonas Gruevski në arratinë e tij, duke kaluar nëpër Shqipëri e më pas në Mal të Zi, mediat bullgare shkruajnë se Gruevski është larguar nga Hungaria.
Siç raporton “Fokus”, ish kryeministri i Maqedonisë, i cili mendohej që ende është në Hungari, ka ndërruar vendodhjen e tij. Media që citon një burim të saj, që është zyrtar i lartë i partisë VMRO-DPMNE, ish-kryeministri ndodhet në Rusi ose në Turqi.
Të njëjtën gjë pohojnë edhe mediat hungareze, sipas të cilave Gruevski është larguar nga vendi i ndihmuar nga një biznesmen që njihet për lidhjet e tij të afërta me kryeministrin Orban. Gruevski është dënuar me 2 vite burg për korrupsion por u arratis pak ditë më parë.
Kryeministri Zaev ka deklaruar se shumë shpejt Gruevski do ekstradohet dhe do vuajë dënimin, ndërsa ka kërkuar nisjen e hetimeve për të zbardhur mënyrën sesi është arratisur paraardhësi i tij.