Nga policia janë sekuestruar 50 kilogramë drogë dhe janë arrestuar 5 persona. Sipas policisë operacioni polcior antidrogë , fillimisht ka nisur në Vlorë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, ku nga hetimet e kryera, Arben Metaj dhe Martin e Sokol Bushi, dyshohej se pasi kishin siguruar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate në Vlorë, do ta transportonin atë me ndihmën e një automjeti tip “Kamionçinë” drejt Tiranës.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Goditet një grup që merrej me shit-blerje të lëndëve narkotike!
Operacioni nga Seksioni për Narkotikët në DVP Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Vlorë dhe me struktura të tjera të Policisë së Shtetit.
Sekuestrohen rreth 50 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa “Çokollatë”.
Kapen dhe arrestohen në flagrancë 5 shtetas, (ata që shisnin lëndën narkotike si dhe ata që e blinin lëndën narkotike)
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë me anë te metodave speciale të hetimit kanë finalizuar operacionin policor antidrogë, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë 5 persona dhe konkretisht:
▪ S.B, 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
▪ A.M, 47 vjeç, banues në Vlorë.
▪ M.B, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
▪ E.T, 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
▪ R. G, 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.
Operacioni polcior antidrogë , fillimisht ka nisur në Vlorë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , ku nga hetimet e kryera, shtetasit Arben Metaj dhe Martin e Sokol Bushi, dyshohej se pasi kishin siguruar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate në Vlorë, do ta transportonin atë me ndihmën e një automjeti tip “Kamionçinë” drejt Tiranës.
Falë punës së mirëorganizuar, ka filluar ndjekja nga ana Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera të Policisë së Shtetit, nga Vlora në drejtim të Tiranës me qëllim kapjen dhe të personave që do blinin lëndën narkotike..
Policia ka mbajtur nën vëzhgim personat që transportonin lëndën narkotike dhe në momëntin kur shtetasit Renaldo Gecaj dhe Edi Tafa, në Tiranë do blinin lëndën narkotike, Policia ka ndërhyrë duke arrestuar të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast të shit-blerjes së lëndëve narkotike.
Në kuadër të veprimeve proçeduriale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• rreth 50 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Çokollatë” (hashish), dhe Cannabis Sativa.
• 1 automjet frigoriferik tip “Renault”
• 1 autoveturë tip “Peugeot 407”
• 7 aparatë celularë.
Materialet do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.