Vendosni fjalën kyçe....

Kosova 45 minuta larg fitores, kualifikimi më pranë


Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë të ndeshjes në Ligën e Kombeve ndaj Maltës në fushën e kësaj të fundit.

Goli është shënuar nga 24-vjeçari Vedat Muriqi, që luan në kampionatin turk me ekipin e Rizesporit. Aktualisht Kosova mban vendin e parë në grupin ku bëjnë pjesë përveç Maltës edhe Azerbajxhani me Ishujt Faroe.

Kosova është shumë pranë kualifikimit në Ligën C sidomos nëse do arrijë ta ruajë rezultatin në takimin e sotëm. Ndeshjen e fundit kombëtarja e drejtuar nga trajneri zviceran Challandes e luan në fushën e saj ndaj Azerbajxhanit ku nëse arrin ta fitojë sfidën e sotme, në takimin e fundit i mjafton barazimi për të aritur kualifikimin.

Gjithsesi ndeshja e sotme nuk ka përfunduar ende pasi janë për t’u luajtur edhe 45 minuta dhe gjithçka mund të ndodhë.  Kosova nuk ka asnjë humbje në grup me 2 fitore dhe po kaq barazime në sfidat e deritanishme ndërsa ka shënuar më shumë gola se ekipet e tjera në grup.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *