Vendosni fjalën kyçe....

Kosova shpartallon Maltën, pas 3 ditësh i mjafton barazimi


Kosova ka shpartalluar Maltën me rezultatin tenistik 5-0 duke qenë me një këmbë në Ligën C duke qenë se mban kreun e renditjes me 2 pikë më shumë se Azerbajxhani dhe në ndeshjen e fundit në Prishtinë i mjafton barazimi.

Pas pjesës së parë që përfundoi me rezultatin 1-0 me golin e shënuart nga Muriqi, pjesa e dytë ka prodhuar edhe 4 gola të tjer për Kosovën me autorë Benjamin Kolollin, 2 gola nga Donis Avdiaj dhe në fund e ka mbyllur Milot Rashica.

Edhe Azerbajxhani e fitoi ndeshjen e tij me rezultatin 2-0 dhe mban vendin e dytë me 2 pikë më pak se Kosova. Ndeshja e fundit në grup vë përballë dy ekipet në një sfidë që luhet në Kosovë pas 3 ditësh.

Kosova është shumë pranë suksesit të parë madhor që prej themelimit të saj. Ekipi i Challandes ka në radhët e tij shumë lojtarë të talentuar dhe që premtojnë shumë për të ardhmen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *