Vendosni fjalën kyçe....

Mziu s’përmbahet ndaj Veliajt: Mister betoni e vemje. Jepu përgjigje 400 familjeve që po hedh në rrugë


Kryebashkiaku i Kamzës, Mziu, e ka quajtur kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj, “mister betoni” që përuron punët e Lulzim Bashës.

Në një reagim të gjatë, Mziu shkruan se ndërsa Kamza është një histori suksesi, Veliaj po hedh në rrugë 400 familje vetëm me projektin e fundit të Unaza e Re.

Ai shkruan se Veliaj në vend që të merret me punët e tij dhe me banorët që po hedh në rrugë, kërkon të tërheqë vëmendjen duke sulmuar bashkitë e tjera.

“Lali Eri, njeriu karton i krijuar si kryebashkiak nga propaganda, nga mediat që kanë nën kontroll përmes blerjes dhe presionit, njeriu që njihet për gjuhën e shthurur, i njohur si mister betoni, guxoi të përmendte sërish Kamzën, një prej bashkive, e cila ka njohur zhvillimin më të vrullshëm në këto 28 vite duke qenë edhe një bashki e re dhe veçanërisht ky zhvillim ka marrë hov pas vitit 2007. 

I gjendur ngushtë, pas skandaleve të nxjerra nga goja, pasi paturpësisht ofendoi zgjedhësit e Bashkisë së Tiranës duke i quajtur shpellarë, sot kjo vemje rreket të shpërqendrojë vëmendjen, duke mos marrë përgjegjësitë që i takojnë ndaj 400 familjeve që kërkon t’u shembë shtëpitë dhe t’i hedhë në rrugë të madhe dhe një i dështuar si ai, një llazore e vërtetë, merr në gojë bashkitë e tjera, bën analizën e kolegëve.

Erion Veliaj vijon gjuhën e tij raciste dhe diskriminuese ndaj qytetarëve dhe Bashkisë së Kamzës. Kjo gjuhë bastarde që përdor kryetari i Bashkisë së Tiranës ka në nëntekst largimin e vëmendjes nga hallet e tij që e kanë zënë.

I kujtojmë Erion Veliajt se ndryshe nga ai që pret shirita në projektet e paraardhësit të tij Lulzim Basha, Bashkia Kamëz është kthyer në një kantier ndërtimi duke përmirësuar rrënjësisht infrastrukturën në tërësi dhe mjedisin me buxhetin e saj, pa asnjë ndihmë nga qeveria e “Rilindjes.” – shkruan Mziu.

Më tej ai thotë se Veliaj është gënjeshtrar e mashtrues, do mbahet mend vetëm për lyerjen e kopshteve dhe me mbjellje pemësh çdo gjashtë muaj.

“Lali Eri është një gënjeshtar e mashtrues, pasi teksa po e mbyll një mandat, ai do të mbahet mend vetëm për lyerjen e kopshteve, me mbjellje pemësh 6 muaj, çdo vit, po ngushton rrugët e Tiranës për korsi biçikletash, kur asnjë biçikletë nuk shihet në kryeqytet.

I kujtojmë Lali Erit se pavarësisht vetos qeveritare, Kamza çdo ditë njeh ndryshim rrënjësor falë investimeve të Bashkisë, investime të kryera 100% me fondet e saj, pasi qeveria e shefit të tij Rama nuk ka financuar asnjë prej 150 projekteve që nga viti 2013, të cila flenë në sirtarët e ministrive.

I kujtojmë Lali Erit se Kamza është qyteti me progresin më të madh në infrastrukturën rrugore, të ujësjellës-kanalizimeve, në infrastrukturën arsimore, ka Pallatin e Kulturës me të madhin në vend ku organizohen mjaft aktivitete kulturore madje edhe nga banorët dhe institucionet e Tiranës!

Lali Eri, Ministria juaj e Financave e ka shpallur Bashkinë Kamëz me performancën më të mirë financiare në 61 bashkitë në vend sa i përket mirëmenaxhimit.” – shton Mziu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *