Vendosni fjalën kyçe....

“Projekti te Unaza e Re ka shkelje, banorët duhet të sqarohen hollësisht” – Avokatja e Popullit


Avokatja e Popullit ka thënë se sipas institucionit që ajo drejton në projektin për zgjerimin e Unazës së Re ku prishen qindra banesa, ka shkelje.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, Ballanca tha se banorët duhet të sqarohen dhe duhet të ketë transparencë të plotë lidhur me gjithçka po ndodh.

Ajo tha se nuk ende një leje drejtimi për projektin dhe nuk dihet sesa banorë do preken nga ky projekt.

“Nuk ka ende një leje ndërtimi për projektin. Institucionet të na thonë sa persona do preken nga ky projekt. Çfarë kostosh ka? Pra ka disa pikëpyetje për këtë projekt dhe do ishte e udhës që të kishte një sqarim nga autoritetet dhe të mos e çojmë çështjen tek ajo se a ka pasur banesa me leje apo pa leje. Është detyrë thelbësore për të mësuar nëse është zbatuar ligji apo jo. Ka qenë detyrë e qeverisë dhe organeve të tjera të cilët duhet të kishin evidentuar se çfarë prone private do merrej në këtë projekt.” – tha Ballanca.

Më tej ajo tha se banorët kanë nevojë për përgjigje nga ana e autoriteteve ndërsa e cilëson protestën të ngjashme me atë të banorëve të Shkozës, ku sipas Avokatit të Popullit janë gjetur shumë shkelje.

“Banorët kanë nevojë për përgjigje. Duhet të kishte një sqarim nga autoritetet. Ka shumë dispozita ligjore që janë shkelur në këtë projekt. Nuk ka asnjë veprim se cila do jetë rruga ligjore për dëmshpërblimet. Është një situatë e ngjashme me rastin e Shkozës. Përpara se të bëhet puna duhet të paguhet për pronën private.” – shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *