Vendosni fjalën kyçe....

“Pronat do i mbrojmë me armë” – Banorët paralajmërojnë Ramën e Veliajn


Qindra banorë të Unazës së Re po zhvilllojnë sonte protestën e radhës, në ditën 14-të të saj. Burra, gra e fëmijë kanë dalë në rrugë duke shprehur palëkundshmërinë e tyre për sa i përket kërkesës që kanë për dëmshpërblim të plotë ta banesave të tyre që parashikohet të prishen.

Bëhet fjalë për zgjerimin e rrugës nga Sheshi Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta, ku prishen më shumë se 300 banesa e biznese. Gjatë kohës së protestës në zonë është ndërprerë energjia elektrike ndërsa protestuesve u janë bashkuar edhe deputetë të opozitës së bashkuar.

Banorët janë shprehur se nuk kanë ndërmend që të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre për dëmshpërblim të plotë, ndërkohë që ministri Gjiknuri dhe kryebashkiaku Veliaj kanë ofruar vetëm 3 vjet qira.

“Pronat tona do i mbrojmë me armë. Është një kushtetutë që e kanë shtete më demokratike. Pse shpellarë janë ata që protestuan në Francë sot. Ne i vjedhim taksat e shqiptarëve apo ata na vjedhin ne? Kjo rrugë ka një korrupsion të paparë. Kjo rrugë kushton 40 milionë euro dhe nuk paskan lekë të na dëmshpërblejnë ne. Shtëpitë tona nuk do i lëmë ashtu, gota është mbushur.” – shprehen ata.

Ditët e fundit përveç protestave te Unaza e Re, banorët janë mbledhur edhe para Bashkisë, ku kanë kërkuar të takohen me kryebashkiakun Veliaj për të zgjidhur problemin e tyre, por ky i fundit nuk ka denjuar t’i presë. / Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *