Shqipëria është shpartalluar nga Skocia në ndeshjen e fundit në grup për sa i përket grupit A në Ligën C të Kombeve.
Edhe pse kombëtares së drejtuar nga trajneri Panuçi i duhej fitorja, skocezët janë treguar shumë superiorë duke mos e vënë në dyshim për asnjë çast fitoren.
Pas golit të parë me anë të Fraser, në minutën e 14-të, skocezët kanë gjetur të dytin në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Fletcher i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Mbrojtësi shqiptar, Mavraj, u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së parë dhe 45 minutat e dyta kombëtarja i luajti me një lojtar më pak.
Pjesa e dytë nuk kishte shumë histori me skocezët dominues që shënuan edhe 2 gola të tjerë me anë të Forrest.
Pas këtij rezultati Skocia ngjitet në vendin e parë me 6 pikë po aq sa edhe Izraeli të cilin e pret pas 3 ditësh në shtëpi ku i mjafton barazimi për t’u ngjitur në Ligën B. Ndërkohë Shqipëria zbret një shkallë më poshtë në Ligën D.