Templates by BIGtheme NET

Washngton Times: Lu mbështeti reformat për instaluar njerzit pro-Soros në pushtet

Ambasadori i SHBA Donald Lu ka pasur një histori të gjatë dhe polarizuese në Shqipëri.

Gjatë tre viteve të fundit, si i dërguari i SHBA në Tiranë, ai aktivisht promovoi një axhendë anti-korrupsion që shumë kritikë thonë se përbënte një sulm ndaj politikanëve dhe partive konservatore shqiptare, duke mbështetur fort të ashtuquajturën “reforma në drejtësi”. Ai punoi së bashku me qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama, një qeveri e mbështetur fuqishëm nga miliarderi investitor-filantropist amerikan George Soros. Rezultati i fushatës: një rënie e plotë e qeverisjes kushtetuese në vendin ballkanik.

Reformat që z. Lu mbështeti kanë çuar në një “proces vettingu” për të siguruar që gjykatësit jo të korruptuar të vendosen në gjykata. Tingëllon bukur në teori, por pasojat kanë qenë shumë të ndryshme në botën reale. Gjykata Kushtetuese aktualisht nuk është aktive në Shqipëri, për shkak të mungesës së kuorumit dhe nuk pritet të veprojë në të ardhmen e afërt.

Kjo ishte e gjitha pjesë e planit, sigurisht – për të instaluar njerëzit pro-Soros në pushtet dhe pastaj të bëjnë të pamundur që opozita t’i sfidojë ata në gjykata. Tingëllon familjare për ata që “Abolish ICE” dhe “Numëro të gjitha votat, madje edhe ato të paligjshmet”, këngë që votuesit amerikanë kanë dëgjuar në zgjedhje e mesit të mandatit, të fundit (nëntor 2018).

Me opozitën dhe gjykatat e pambrojtura, politikanët shqiptarë me lehtësi kanë lejuar oligarkët që të bëjnë pasuri me kontratat e qeverisjes vendore. Duke pasur një qeveri pro-Soros në pushtet gjithashtu sjell me vete edhe përkrahjen e projekteve të përkëdhelura të zotit Soros, duke përfshirë legalizimin e drogës, promovimin agresiv të të drejtave të homoseksualëve dhe kufijve të hapur.

Burimi: Washngton Times

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto