Vendosni fjalën kyçe....

BE krijon mekanizmat për të bllokuar investimet kineze


Bashkimi Europian po përgatit rregullat për të parandaluar investimet e huaja që kërcënojnë sigurinë kombëtare, ndërkohë që blerjet kineze kanë shtuar tensionet politike. Negociatorët që përfaqësojnë qeveritë e Bashkimit Europian dhe Parlamenti, pritet të bien në dakordësi mbi një projektligj, që skanon investimet e huaja direkte javën e ardhshme, sipas përfaqësuesve nga Franca.

Sipas burimeve,  zyrtarët kanë rënë dakord për 95% të planit dhe objektivi është zgjidhja e mospërputhjeve për pjesën e mbetur, që përfshin çështjen me ndjesi politike si përmasa e veprimeve që shtetet mund të ndërmarrin për investimet e huaja direkte me vendet partnere. Sipas Bloomberg, investimet e huaja direkte të Kinës në Bashkimin Europian arritën në 35.1 miliardë euro në vitin 2016, ndërkohë që e anasjellta preku vetëm 7.7 miliardë.  Në perëndim janë shtuar shqetësimet mbi sigurinë kombëtare nga investimet e huaja, kryesisht nga Kina.

Vitin e kaluar, Presidenti Donald Trump bllokoi investitorët  kinezë në blerjen e një kompanie që prodhon çipe ndërsa  Gjermania nisi të mbrojë teknologjitë me rëndësi të lartë, pas blerjes së prodhuesit të robotëve Kuka, nga firmat kineze. Komisioni Europian propozoi në Shtator të vitit të kaluar që të zhvillojë një mekanizëm për investimet e huaja direkte.

Ligji do të krijojë një mekanizëm të alarmit për investimet e ardhshme në Europë dhe një databazë të centralizuar për investimet që ndodhin pasi sistemi të  bëhet efektiv. Sipas komisionit, qëllimi është të ndalohen kërcënimet e jashtme ndaj infrastrukturës kritike, përfshirë energjinë, transportin dhe industrinë financiare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *