Një ciklon i fuqishëm goditi në orët e para të mëngjesit shtetin jugor Tamil Nadu në Indi, duke shkulur pemë, rrëzuar shtylla të energjisë elektrike dhe shkaktuar dëme të shumta në infrastrukturë.
Sipas autoriteteve, Cikloni erdhi shumë i ashpër në orët e para të së dielës, për të ulur intensitetin më pas dhe për t’u shpërndarë në pjesën qendrore të Indisë, por pasojat ishin vërtetë të rënda. Raportohet për të paktën 33 persona të vdekur dhe të tjerë të zhdukur, përveç dëmeve të shumta materiale.
Ushtria e Indisë ka dërguar dy anije dhe helikopterë për operacionin e shpëtimit. Sipas informacioneve lokale autoritetet kanë ngritur rreth 470 kampe humanitare dhe kanë evakuuar rreth 82 mijë banorë, për të shmangur një katastrofë edhe më të rëndë.
Cikloni ka arritur të shkatërrojë rreth 30.00 shtylla elektrike.