Vendosni fjalën kyçe....

Dy shqiptarët vjedhin banesën në Itali, por harrojnë kamerat


Dy shqiptarë janë arrestuar për vjedhjen e një banese në Madonna del Bosco, për shkak të një gabimi që kishin bërë gjatë grabitjes.

Më 19 tetor, dy shqiptarët me banim në Astigiano,  A.P. 33 vjeç dhje E.P, 29 vjeç, grabitën disa bizhuteri ari në banesën në Madonna del Bosco, si edhe tre smartphone.

Mirëpo ata nuk e kishin kuptuar që pronari kishte instaluar kamera në zonën ku kishin marrë përsipër të kryenin vjedhjen, duke mos mbuluar fytyrat e tyre.

Kur pronari pa filmimet e kamerave, pikasi dy fytyra të reja jo të njohura në zonë. Policia nisi menjëherë hetimet, duke i identifikuar ata.

Shqiptarët kanë menduar mesiguri se duke jetuar në një zonë të largët, nuk do të njiheshin. Mirëpo kamerat fiksuan jo vetëm fytyrat e tyre por edhe makinën me të cilën u larguan.

Pasi u ballafaquan me provat, dy shqiptarët u detyruan të pranojnë përgjegjësinë e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *