Ditëve të vjeshtës duket se u erdhi fundi, pasi mëngjesin e sotëm dëbora ka zbardhur disa zona të Shqipërisë.
Në fshatin Dardhë të Korçës, dëbora ka arritur deri në 40 centimetra, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal. Rruga e Dardhës është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Akset e tjera në këtë qark, nuk paraqesin ende probleme.
Një ditë më parë, Meteoalb lajmëroi se se reshjet e dëborës do të vijonin gjatë gjithë natës, ndërsa paraqitej edhe një hartë e zonave që do të mbuloheshin nga dëbora, si Malësia e Madhe, Kukësi, Pogradeci apo Korça.
“Vijojne reshjet e shiut dhe debores sonte gjate nates dhe diten e diel ne zonat Jugore; reshje me te pakta do te kete ne zonat Lindore. Zonat Qendrore dhe Veriore paraqiten me reshje te izoluara. E hena permireson perkohesisht kushtet e motit por mbremja dhe e marta ri-sjellin reshjet ne territor.
Temperaturat e ajrit mbeten te uleta ne fundjave dhe te henen ndersa rritje graduale pritet per te marten dhe ne vijim; me e ndjeshme ne temperaturat minimale te cilat parashikohet te kalojne ne vlera mbi ZERO.” thuhet në njoftim.
Reshje dëbore sot ka pasur edhe në Voskopojë e Kapshticë, ku trashësia ka arritur në 10 cm.