Ndeshja mes Shqipërisë dhe Skocisë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, përfitoi me shpartallimin e kombëtares kuqezi.
Skocezët fituan me rezultatin e thellë 0-4, dhe trajneri i kombëtares sonë Christian Panuçi pranoi para kamerave se faji ishte i tiji.
I pyetur nga gazetarja e Supersport nëse ndihet i tradhtuar nga lojtarët apo ishte gabim i tij , Panuçi tha se nuk fajëson askënd veç vetes.
“Nuk ndihem i tradhtuar, absolutisht. Çdo gjë është gabimi im. Zgjedhjet e mia janë të gabuara, sollën këtë humbje. Nuk fajësoj askënd”, janë fjalët e Panuçi-t.
Në stadium tifozët kuqezi nuk u treguan aspak të sjellshëm me Panuçi-n, duke i kërkuar atij të largohet nga drejtimi i skuadrës pas humbjeve të njëpanjëshme.
I pyetur më tej se si i përjetoi thirrjet “Panuçi ik” dhe sharjet në stadium, ai u përgjigj: “Ishte një kritikë ndaj meje, më mirë ndaj meje se sa ndaj lojtarëve”.